19 Janar 2025

Kosova anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Ekspozitave

Prishtinë, 18 mars - Republika e Kosovës është anëtarësuar në Zyrën Ndërkombëtare të Ekspozitave (BIE), me seli në Francë, duke u bërë anëtare e 170-të e njërës prej organizatave më të vjetra ndërkombëtare.

Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës ka marrë njoftim zyrtar nga Paris për anëtarësimin e shtetit kosovar në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare. Aplikimi për anëtarim në këtë instrument ligjor.

Sipas Ministrit të Jashtëm në detyre, Petrit Selimi, “anëtarësimi në BIE është i një rëndësie fundamentale sepse Zyra Ndërkombëtare Ekspozitave është njëra prej organizatave më të vjetra dhe më prestigjioze ndërshtetërore”.

Kosova fillimisht u konfirmua si palë e Konventës së Parisit të vitit 1928 për ekspozita ndërkombëtare, kurse së fundi pranoi konfirmimin nga sekretariati i kësaj organizate se shteti i Kosovës është bërë anëtare e 170-të e këtij organizmi.

BIE është përgjegjëse për organizimin e EXPO-ve, apo ekspozitva globale me karakter ekonomik. EXPO i vitit të kaluar në Milano pati pjesëmarrje rekorde, ndërsa Kosova nuk pati rast aty të prezantojë industrinë e ushqimit për shkak se atëbotë nuk ishte anëtare e BIE-s.
 
Ministria e Jashtme e Republikës së Francës edhe zyrtarisht ka njoftuar Kosovën për pranimin e instrumentit të aderimit, ndërsa javë më pas edhe sekretariati i BIE-s njoftoi anëtarësimin e Kosovës. Anëtarësimi në këtë organizatë me seli në Paris i mundëson Kosovës pjesëmarrje në ekspozitat më të rëndësishme botërore, organizimin e ekspozitave ndërkombëtare në Kosovë, si dhe një angazhim më të konsoliduar të shtetit kosovar në sferën multilaterale globale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)