Kosova anëtare e Organizatës së Frankofonisë
Prishtinë, 29 nëntor - Kosova është anëtarësuar si vëzhguese në njërën nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare, në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Një sukses i radhës në arenën ndërkombëtare. Falënderojmë shtetet e ONF që na mirëpritën në mesin e tyre. Do të punojmë për të thelluar marrëdhëniet me 80 anëtarët e saj. Kosova u anëtarësua sot në cilësinë e vëzhguesit krahas Meksikës dhe Kosta Rikës. ONF mbledhë rreth vetes një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së që kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën frënge, dhe 21 shtete anëtare që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ka shkruar në Facebook, Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.