Kosnett: Partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur
Prishtinë, 17 shkurt - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA)në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar qytetarët e Kosovës për 13 vjetorin e Pavarësisë.
Kosnett përmes një postimi në Twitter ka shkruar se partneriteti i SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur.
Sipas tij, SHBA është pranë njerëzve të Kosovës.
“Ndërsa festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, partneriteti SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur. Ne jemi pranë njerëzve të Kosovës ndërsa ju punoni për të ndërtuar një shtëpi të drejtë, paqësore dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Kossnet në Twitter.