Korrupsioni, papunësia e nepotizmi dëshmi e një qeverie te pa papërgjegjshme
Prishtinë, 27 maj - Gjatë ditës, kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka zhvilluar takim me grupin parlamentar të partisë që ai udhëheqë.
Në takim u bisedua dhe u dakordua për veprimet e nevojshme për të proceduar me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.
U vlerësua se është në interesin e Kosovës që sa më parë vendi të ketë një Qeveri normale.
Kryetari Mustafa dhe deputetët e LDK-së vlerësuan se korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme.
Në ditët në vijim LDK dhe grupi parlamentar do të zhvillojnë takimet e nevojshme me grupet e tjera parlamentare për të dakorduar hapat që do të ndërmerren.