Korrupsioni, emigrimi dhe radikalizmin fetar dëmtuan imazhin e Kosovës
Prishtinë, 13 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, gjatë një interviste për gazetën Zëri, ka rikonfirmuar shkaktarët e dëmtimit të imazhit të Kosovës: korrupsionin, emigrimin ilegal dhe radikalizmin fetar.
Burokracia, korrupsioni, sundimi i ligjit dhe luftimi i islamit radikal do të mbesin sfidat kryesore për Kosovën, ku shteti i Austrisë pret që ato të luftohen seriozisht, derisa rikonfirmohet se Kosova ka një imazh që po e dëmton në vazhdimësi të ardhmen e saj.
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën Zëri, ka numëruar stagnimet dhe pritshmëritë që shteti austriak ka ndaj Kosovës. E para, çrrënjosja e burokracisë sepse kjo e bën më të lehtë për afaristët të jenë më aktivë dhe ta zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë.
E dyta, është nevoja për ta luftuar korrupsionin sepse korrupsioni është kanceri i një shoqërie dhe hapi i tretë është sundimi i ligjit që përbën bazën e tërheqjes së investitorëve në Kosovë, në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik për vendin, ka thënë Kurz për Zërin.