27 Dhjetor 2024

Koordinohen institucionet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Prishtinë, 12 shkurt - Instituti për Demokraci dhe zhvillim (D4D) mban konferencën e përbashkët për media nga të gjitha Institucionet nënshkruese të Memorandumit  të Bashkëpunimit  për Procesin Zgjedhor në  lidhje me përgatitjen e institucioneve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Pjesë e panelit në këtë konferncë do të jenë përfaqësuesit e institucioneve në vijim: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Policia e Kosovës (PK), Prokurori i Shtetit (PSh), Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) dhe Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).

Si në çdo palë zgjedhje, edhe kësaj radhe Instituti D4D do të mbështesë Institucionet nënshkruese të memorandumit për procesin zgjedhor, marrë parasysh bashkëpunimit tonë shumë vjeçar dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional.

''Bashkëngjitja edhe e Komisionit të Pavarur të Mediave në Memorandum do të mundësojë koordinimin më të mirë që këto zgjedhje të jenë edhe më transparente dhe më demokratike, me ç’rast do të jetë koordinimi i parë për procesin zgjedhor që nga nënshkrimi i memorandumit të fundit në shtator të vitit të kaluar së bashku edhe me KPM'', thekson D4D.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)