19 Janar 2025

Koordinim për integrimin e Komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë

Prishtinë, 6 shkurt  - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, priti në takim Andrew Russell, Përfaqësues Rezident i UNDP në Kosovë, dhe Laila Omar Gad, Shefe e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, si dhe Stefano Gnocchi, nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Takimi është mbajtur me ftesë të Ministres Çitaku për të sqaruar pozicionet e donatorëve me qellim që të arrihet progres në integrimin e komuniteteve; Romë, Ashkali dhe Egjiptianë.

Me këtë rast, poashtu u diskutuan projektet e përbashkëta që kanë institucionet tona, siç është integrimi sa më i mirë i komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egjiptian në shoqërinë Kosovare dhe të

Minsitrja Çitaku falenderoi dy përfaqësuesit në Kosovë, për mbështetjen që kanë dhënë për përmirësimin e mirëqenjes së qyteratëve të Kosovës, dhe integrimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë pasiqë jo vetëm se është përgjegjësi shoqërorë por edhe shtetërorë e Kosovës, dhe kriter që duhet plotësuar në kuadër të integrimit Evropian.

Ministrja Çitaku me vendim të Qeverisë në maj të vitit 2013 ka marrë përgjegjësinë për të kryesuar këtë process si Drejtuese e Komitetit Drejtues Ndër-institucional. Me këtë hap parashihet punë dhe perkushtim i shtuar i të gjitha institucioneve relevante për zbatim të Strategjisë dhe Planit të Veprimit, për Integrimin e Komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptianë.  UNDP mbështetë Ministrinë e Integrimit Evropian me konsulent për të ndihmuar në integrimin e këtyre komuniteteve.

Nga ana e tyre dy përfaqësuesit e misioneve në Kosovë ishin mirënjohës për përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të ndihmuar integrimin e shtresave të margjinalizuara në shoqëri, sfidë kjo me të cilën  ballafaqohen të gjitha shoqëritë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)