23 Janar 2025

Koordinatori Shala ushtron mandat antikushtetues!

Prishtinë, 11 korrik - Blerim Shala është deputet dhe paguhet nga Kuvendi për këtë. Paguhet dhe mbështetet me zyrë e staf edhe nga Qeveria, për një punë tjetër që bën – atë të koordinatorit politik në bisedimet e Kosovës me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

Juristët e interpretojnë këtë si shkelje aktive të Kushtetutës. Kjo për shkakun që pozita e koordinatorit shihet si funksion ekzekutiv, ndërsa si privilegj ekzekutiv shihet pagesa që i bëhet për këtë punë.

E akti më i lartë juridik i Kosovës në nenin 72 precizon se deputeti nuk mund të mbajë e as të ushtrojë ndonjë funksion ekzekutiv.

Nëpërmjet vendimit të marrë në mbledhjen e 20 majit të sivjetmë, Qeveria ka vendosur që të ndajë mjete financiare në vlerë prej 150 mijë eurosh për Ministrinë pa Portofol 1, që është përgjegjëse për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndarja ishte bërë me qëllimin për të përmbushur agjendën e këtij dialogu të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Dhe hise në këto mjete i është dhënë edhe deputetit Shala.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)