01 Janar 2025

Konstituohet Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë

Prishtinë, 3 nëntor - Në Kuvendin e Kosovës, sot u mbajt mbledhja konstituive e Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë për Legjislaturën VII.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, tha se Marrëveshja për Stabilizim Asociim synon që të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, që nga dita e nënshkrimit të saj e deri tek dita e anëtarësimit të plotë në BE.

Duke konsideruar se agjenda e reformës së Kosovës në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit është gjithëpërfshirëse, që mbulon fushat nga dialogu politik e deri tek bashkëpunimi rajonal, kryetarja Osmani potencoi se në thelb të MSA-së qëndrojnë aspektet ekonomike për të cilat Kosova merr një mori obligimesh për reforma, në drejtim të vendosjes së një ekonomie funksionale të tregut.

Ndër të tjera, kryeparlamentarja Osmani shpalosi edhe përbërjen e komisionit të përbashkët për MSA-në, të përbërë nga 13 deputetë dhe nga anëtarët e tjerë të Parlamentit Evropian. Po ashtu, ajo bëri të ditur se deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, do të jetë kryesues i këtij Komisioni nga Kuvendi i Kosovës.

Në përmbyllje të fjalimit të saj, ajo ftoi anëtarët e këtij komisioni që ta prioritizojnë zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim dhe avancimin e agjendës së integrimit evropian, pasi që janë indikatorë të fuqishëm në suksesin të Kosovës si shtet.

 Kryesuesi i komisionit, Arben Gashi, shpalosi mënyrën e funksionimit të këtij komisioni, duke treguar se ky komision punon në bazë të rregullores së tij dhe që takimet mbahen dy herë në vit, ku njëra nga mbledhjet mbahet në Kosovë dhe tjetra në njërin nga vendet e Bashkimit Evropian.

Ai po ashtu, para anëtarëve të tjerë të komisionit, tregoi se nga Qeveria e Kosovës ka ardhur plani kombëtar për MSA dhe që së shpejti ky komision do të takohet për ta parë dhe shqyrtuar këtë plan.

Ndërkaq deputeti Enver Hoxhaj, njëherësh anëtar i Komisionit për MSA-në, propozoi që të ketë koordinim edhe me listën e miqve evropianë të komisionit të përbashkët, të cilët mund të jenë në shërbim të Kosovës për të çuar përpara çështje me rëndësi për vendin.​




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)