Konstituohen komunat në veri
Prishtinë, 12 janar - Pas bisedimeve maratonike të përfaqësuesve të BE-së me kryetarët e zgjedhur të katër komunave në veri është arritur pajtueshmëria për konstituimin e Kuvendeve komunale.
RTS njofton se janë konstituuar Komuna e Mitrovicës Veriore, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.
Kryetaret e rinj dhe asambleistët vetëm kanë nënshkruar deklaratat e betimit në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit e arritur me 19 prill të vitit 2013, si dhe në bazë të Ligjit për qeverisje lokale.
Në këtë mënyrë kryetarët e zgjedhur në këto komuna kanë marrë edhe zyrtarisht mandatin për të udhëhqur me komunat e tyre.