15 Janar 2025

Konstituimi i Kuvendit do të bëhet në këtë muaj

Prishtinë, 10 korrik - Koalicioni PDK - AAK Nisma (PAN) është i bindur se formimi i Kuvendit do të ndodhë para datës 8 gusht.

Madje ata insistojnë se kjo do të ndodhë në pjesën e parë të afatit ligjor për formimin e legjislativit.

Mirëpo, këtë nuk po e besojnë njohësit e çështjeve politike. Ata thonë se nuk presin që formimi të ndodhë në korrik.

Sipas tyre, kjo procedurë do të zgjasë e po ashtu edhe krijimi i Qeverisë pasi kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj nuk po arrin t’i mbledhë votat e nevojshme.

Hajdar Beqa, deputet nga koalicioni PAN, ka thënë se formimi i Kuvendit do të bëhet shumë shpejt. “Në bazë të procedurave, formimi duhet të ndodhë në afatin prej 30 ditësh nga dita e certifikimi të rezultateve, por unë mendoj që do të ndodhë para afatit të caktuar.

Konsideroj se do të ndodhë në pesëmbëdhjetëditëshin e parë. Ka mjaft kohë për t’u përgatitur. Duhet që sa më shpejt të krijohen institucionet sepse nuk kemi kohë për të humbur”, ka thënë Beqa.

 

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)