15 Janar 2025

Konjufca: Qeveria e LVV-së do të anulojë marrëveshjen për Asociacionin

Prishtinë, 16 qershor- Glauk Konjufca, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë për një prej televizioneve kombëtare, ka thënë se qeverinë e ardhshme duhet ta formojë Lëvizja Vetëvendosje së bashku me atë pjesë të deputetëve të cilët duan që PDK të mos udhëheq më me vendin.

Ai është shprehur se qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje do të anulonte marrëveshjen aktuale për Asociacionin e Komunave Serbe, kurse do të rinegocionte marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Konjufca është shprehur se edhe nëse e Lëvizja Vetëvendosje e themelon qeverinë, është shprehur se ai personalisht do të zgjidhte të jetë deputet i Parlamentit të Kosovës, dhe jo të ishte pjesë e ekzekutivit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)