24 Dhjetor 2024

Konjufca priti në takim delegacionin e Institutit Republikan Ndërkombëtar

Prishtinë, 30 korrik - Kyetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim një delegacion nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), në përbërje të ish-anëtarëve të Kongresit të SHBA-së, Peter Roksam e Nick Rahall, dhe stafit të zyrës qendrore të IRI në SHBA e Kosovë, Nesti Gjeluci, Maggie Stewart, Erin McMenamin, Marta Onorato dhe Betime Hoxha. 

Anëtarët e delegacionit të Institutit Republikan Ndërkombëtar, pasi shprehën ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik të së dielës në Sllavonski Brod të Kroacisë, e njoftuan kryekuvendarin Konjufca lidhur me veprimtarinë dhe projektet e këtij Instituti, me fokus të veçantë organizimin e aktivitetit pesë-ditor me kryetarët e grupeve parlamentare në kuadër të programit House Democracy Partnership (HDP).

Kryekuvendari Konjufca e çmoi lart kontributin e IRI në avancimin e reformave të legjislativit të vendit dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit. 

Instituti Republikan Ndërkombëtar është themeluar nga Kongresi Amerikan në vitin 1983 për të mbështetur konsolidimin e demokracive dhe sundimin e ligjit në botë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)