26 Dhjetor 2024

Konjufca pranon letër urimi nga kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Bečić

Prishtinë, 2 prill - Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Bečić, ka uruar kryeparlamentarin Konjufca, me rastin e zgjedhjes kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në letrën e tij të urimit, kreu i parlamentit malazez ka theksuar angazhimin për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit e të këmbimit të përvojave midis dy parlamentare.

“I nderuari Kryetar,

Në emër të Kuvendit të Malit të Zi, dua që përzemërsisht t’ju uroj në përzgjedhjen T​uaj si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kosova po kalon nëpër një tranzicion intensiv dhe reformë me qëllim të ndërtimit të shoqërie të suksesshme, me prosperitet dhe shoqërie të themeluar në vlerat evropiane, për të cilën gjë e ka edhe përkrahjen e vazhdueshme të Malit të Zi.

Duke vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve parlamentare dhe kontakteve në lidhjet e përgjithësime dypalëshe në mes të vendeve tona, shpresoj që angazhimi ynë i ndërsjellët do të jetë në drejtim të këmbimeve cilësore të përvojave dhe praktikave të mira, por dhe të zhvillimit të bashkëpunimit regjional.

Për fund, shfrytëzoj rastin, i nderuari zotëri Konjufca, të shpreh konsideratën time më të lartë, me urimet më të mira për shëndetin Tuaj të mirë dhe suksese në këtë funksion të lartë”, ka thënë Bečić në letrën e tij.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)