25 Dhjetor 2024

Konjufca mori pjesë në punëtorinë për shqyrtimin e draft-rregullores së Kuvendit

Prishtinë, 15 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në punëtorinë për shqyrtimin e draft-rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të organizuar nga grupi punues.

Në fjalën e tij të rastit, kryekuvendari Konjufca i dha mbështetje të plotë hartimit të rregullores së re, duke theksuar nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të këtij procesi.

Kreu i legjislativit theksoi rëndësinë që rregullorja e re të plotësojë kërkesat e Kuvendit dhe në këtë mënyrë të lehtësojë funksionimin e punës brenda institucionit.  

Rregullorja e Kuvendit përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, organeve të tij drejtuese dhe trupave të tij të punës, në ushtrimin e funksionit ligjvënës, mbikëqyrës dhe përfaqësues.  

Po ashtu Rregullorja përcakton edhe rregullat për organizimin dhe funksionimin e Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)