Konjufca: Marrëveshja me keq se Plani i Ahtisaarit
Ato sipas tij janë edhe më të fshehta se negociatat e Vjenës, sepse në Vjenë të paktën dilnin dokumente të caktuara, të cilat binin në dorë të mediave e pastaj ato publikoheshin dhe kështu mund ti lexonin qytetarët dhe ta dinin më saktësisht se çka po ndodh me vendin e tyre.
Sipas Konjufcës, negociatat janë për krijimin e një mekanizmi të përbashkët të komunave serbe brenda Kosovës.
Ai e konsideron shqetësues faktin se qeveria e Kosovës po negocion me Sebinë, pasi nëse arrijnë në një marrëveshje atëherë kjo është më e keqe se Plani i Ahtisaarit
"Vetë fakti që kjo Qeveri po shkon atje dhe me Serbinë po negocion se çfarë kompetencash do të ketë ky lloj mekanizmi që po krijohet, është boll shqetësues. Sepse ne jemi dëshmitarë se këta nuk janë politikanë që shkojnë në negociata për me dalë prej negociatave. Këta nuk janë politikanë që i refuzojnë negociatat atëherë kur nuk pajtohen. Këta ne i njohim mirë.
Këta janë politikanë të kompromisit dhe të marrëveshjeve, edhe atëherë kur këto marrëveshje na dëmtojnë neve si shtet. Prandaj, këta politikanë po të kishin qenë që nuk pajtohen që ky asociacion të mos ketë kompetenca ekzekutive, do të kishin dalë prej këtyre negociatave.
Do të kishin thënë kjo për ne është e papranueshme dhe ditën e mirë. Por halli është se këta do të arrijnë marrëveshje, e marrëveshja do të jetë edhe ma e keqe se Plani i Ahtisaarit" thotë deputeti i VV, Glauk Konjufci
Sipas tij synimi i Serbisë është marrja në institucion dhe pasja kontroll në to.
"Tash këto komuna Serbia po synon me i përfshi në institucionin që do ta kontrollojë vetë. Kurse në anën tjetër vazhdon të mos e pranojë Planin e Ahtisaarit dhe po e dëshiron këtë koncesion edhe pse paraprakisht dihet që nuk do ta pranojë Kosovën."
"Ato që po ia mundëson Plani i Ahtisaarit Serbia po i merr, kurse Republikën nuk po e pranon. Kjo është shumë keq" vazhdon Konjufci.
Qeveria e Kosovës sipas Konjufces është pajtuar që strukturat e shëndetësisë, arsimit dhe plot fusha tjera do të punojnë me ligje të Serbisë.
Ai ka thënë së arsimi do të funksionojë nëpërmjet teksteve mësimore të botuara në Beograd, por do ta bëjnë marrëveshjen që pjesëtarët e MUP-it dhe strukturat tjera kriminale të sigurisë që kontrollohen nga Beogradi të bëhen mekanizëm që e siguron Asociacionin e Komunave që do të krijohet.
"Kjo nuk ka lidhje me shpërbërjen e strukturave të Serbisë. Kjo është njohje e strukturave të Serbisë. Deputetët të Kuvendit të Republikës së Kosovës, qiteni gishtin në kokë dhe mos u bëni pjesë e këtyre marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën", ka pohuar në fund Konjufca.