Konjufca: Kosova udhëhiqet nga Thaçi, Grabovci dhe Veseli
Prishtinë, 6 dhjetor - Krerët e Vetëvendosjes shprehen se Kosova po udhëhiqet nga trekëndëshi Thaçi-Grabovci-Veseli. Deputeti Glauk Konjufca duke iu referuar skandalit të fundit të përgjimeve telefonike të disa udhëheqësve të lartë shtetërorë, ka thënë se opinioni u tronditën nga ky skandal.
Kryeministri i kërkon llogari shefit të Grupit Parlamentar se a janë duke qëndruar urtë deputetët, kurse ky i fundit, në shërbim të servilitetit , i thotë Kryeministrit a ma ke rehatu dajën. Po të njëjtën ia kërkon edhe ministres së Integrimeve Evropiane. Dëgjojmë aty po ashtu se Adem Grabovci i raporton Kadri Veselit.\"
\"Në mediat kemi degjuar se ish-shefi i ShIK-ut tash është vetëm anëtar i thjeshtë i PDK-së. Më të vërtetë e çuditshme. Shefi i Grupit Parlamentar të partisë më të madhe në Kosovë i raporton një anëtari të thjeshtë të partisë për integrimet evropiane dhe takimet në Bruksel, ka thënë ai.
Konjufca ka shprehur indinjatën e tij nga fyerjes së kreut të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe të gjithë deputetëve të tjerë.
Ai ka thënë po ashtu se Adem Grabovci i shanë me nanë të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe vjen sot në Kuvend ulet në ulësen e deputetit të Kuvendit pa kokërr marre. Pastaj fyhet në mënyrën më denigruese Kryetari i Kuvendit.
\"Ditën na thonë se si kanë respekt për deputetët e opozitës, bile disa prej tyre nga dashuria e madhe që kanë, i ftojnë edhe në koalicion bashkëqeverisës. Kurse prapa shpinës i shajnë në mënyrat më të gërditshme. Ditën na thonë për Kryeparlamentarin se si e respektojnë dhe se si ai është sharmi i demokracisë dhe i të menduarit ndryshe. Kurse natën shprehen për të me shprehjet më të paturpshme.\"