23 Dhjetor 2024

Konjufca kërkon nga komisionet përshpejtim të procedimit të projektligjeve

Prishtinë, 10 nëntor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli dhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, zhvilloi sot një takim me kryetarët e komisioneve parlamentare, në të cilin u diskutua lidhur me projektligjet që janë në procedurë të shqyrtimit dhe për punën e komisioneve në përgjithësi.

Kryetari Konjufca e konsideroi punën e komisioneve qenësore për efikasitetin e Kuvendit, ndërsa shtoi se qëllimi i këtij takimi është njoftimi lidhur me projektligjet që janë në procedurën e shqyrtimit.

“Agjenda e punës, të cilën ne e definojmë së bashku, nuk është e mundur të realizohet pa punën efektive të komisioneve parlamentare. Puna e tyre vërtet është jetike për ecurinë e Kuvendit të Kosovës, ndërsa puna e Kuvendit në përgjithësi është, jo vetëm shtylla e demokracisë, por edhe shumë e rëndësishme për interesat e qytetarëve tanë”, theksoi kryetari Konjufca.

Ai shtoi se aktualisht në procedurë të shqyrtimit në komisione janë 31 projektligje, të miratuara në shqyrtim të parë në seancë plenare.

Pasi foli për ecurinë e deritashme të shqyrtimit dhe procedimit të projektligjeve nga ana e komisioneve, kryetari Konjufca nga drejtuesit e komisioneve parlamentare kërkoi angazhim më të madh dhe dinamizim të punës në shqyrtimin dhe procedimin e projektligjeve.

Kreu i Kuvendit i kushtoi një rëndësi të veçantë nevojës për procedim sa më të shpejtë të Rregullores së re të Kuvendit nga ana e komisionit, si dhe angazhim më të madh në mbikëqyrjen e përmbushjes së veprimeve të parapara në kuadër të Programit Kombëtar për zbatimin e MSA-së 2021-2025, si dhe Planit të veprimit për zbatimin e prioriteteve politike të dakorduara midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës për Agjendën e Reformave Evropiane.

Drejtuesit e komisioneve, nga ana e tyre, e njoftuan kryetarin Konjufca për aktivitetet dhe punën e deritashme të komisioneve që ata drejtojnë, duke theksuar gjithashtu edhe sfidat me të cilat përballen në arritjen e objektivave të tyre. ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)