Konjufca: Demarkacioni nuk kalon, edhe nëse të gjithë përfundojmë të arrestuar
Prishtinë, 10 gusht - Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se arrestimi i Drejteusit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosje!-s tregon që drejtësia në Kosovë po vdes përfundimisht.
Glauk Konjufca deputet i Vetëvendosjes ka thënë se në një situatë ku krimet e pushtetarëve po faktohen për çdo ditë me incizime, prokuroria dhe policia që asnjë veprim nuk e morën ndaj kriminelëve po veprojnë me shpejtësi të jashtëzakonshme për të arrestuar kundërshtarët e këtij krimi.
\"Sa më pak argumente e fakte që i mbesin kësaj Qeverie, aq më agresive, autoritare e policore bëhet ajo. Isa Mustafa, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, i kanë vënë të gjitha institucionet e Kosovës në funksion të realizimit të tradhtisë së tyre ndaj Republikës dhe kombit tonë\", thekson Konjufca.
Ai ma tutje ka deklaurar se nuk ka dhunë e polici që do të mund tia bëj të pranueshme popullit të Kosovës faljen e mbi 8000 hektarëve të territorit të tij.
\"Demarkacioni nuk do të kalojë edhe nëse mbushen burgjet me qytetarë e aktivistë opozitarë. Sa më herët që e kuptojnë këtë drejtuesit kriminalë të shtetit tonë, aq më pak pasoja do të vuaj Kosova\", thekson me tutje Konjufca.