Kongresistët amerikanë vizitojnë Kosovën
Prishtinë, 20 gusht - Një grup kongresistësh amerikanë, anëtarë të Komisionit të Kongresit për Partneritet dhe Zhvillim të Demokracisë, sot do ta vizitojnë Kosovën, ku do të priten nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, do të ketë një takim me një grup kongresmenësh amerikanë, anëtarë të Komisionit të Kongresit për Partneritet dhe Zhvillim të Demokracisë.
Me pas edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim disa kongresistë amerikanë.