Konfrimohet bashkëpunim midis Kosovës dhe Bullgarisë
Prishtinë, 16 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Bobi Bobev, i cili e përfundon mandatin e tij në Kosovë.
Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast shprehur falënderimin për angazhimin e ambasadorit Bobev për bashkëpunimin e mirë në mes të dyja vendeve. Duke konsideruar Bullgarinë si një shtet mik të Kosovës, kryeministri ka shprehur angazhimin dhe përkushtimin e institucioneve shtetërore të Kosovës për të vazhduar këtë bashkëpunim.
Ambasadori Bobi Bobev është falënderuar për mikpritjen dhe bashkëpunimin e mirë me institucionet dhe Qeverinë e Kosovës duke çmuar gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Kosovës në të gjitha proceset me rëndësi për të dyja vendet dhe rajonin.