Konfirmohet njohja nga Xhibuti
Prishtinë, 12 maj - Ambasada e Republikës së Xhibutit në Paris, përmes një note diplomatike ka njoftuar zyrtarisht ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris me vendimin e Qeverisë së Xhibutit për të njohur Kosovën shtet të pavarur.
Në letrën e nënshkruar nga ministri i jashtëm i Xhibutit, Mahmud All Youssouf në mes tjerash thuhet seQeveria e Republikës së Xhibutit ka marr vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni i ka shkruar sot, ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Xhibutit Mahmud All Youssouf, të cilin e falënderon për njohjen dhe i shpreh gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Xhibuti është vendi i 68 që e njeh pavarësinë e Kosovës.