20 Janar 2025

Konfirmohet fitorja e PDK-së

Prishtinë, 9 qershor - Ka përfunduar numërimi i votave, përveç atyre me kusht, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Rezultati konfirmon fitoren e PDK-së, e cila prin me 30.69%, e ndjekur nga LDK me 2r,70%, Vetëvendosje me 13.48%, AAK 9,60%, Nisma për Kosovën r.24%, ndërsa AKR nuk kalon pragun elektoral me vetëm 4,6r%.

Ndërsa Lista Srpska me 4,21% për momentin mbetet po ashtu poshtë pragut, duke fituar vetëm 10 vendet e garantuara me Kushtetutë.

Renditja nuk e ndryshon konfiguracionin e Kuvendit, pasi PDK, LDK, VV dhe AAK ishin në po të njëjtën renditje edhe në zgjedhjet e 2010-s. Por, krahasuar me rezultatetet e zgjedhjeve të kaluara parlamentare, partitë politike kanë lëvizur renditjet e tyre nëpër disa nga qendrat kryesore të Kosovës.

Kështu, ndërsa PDK më 2010 ishte subjekti më i votuar në Gjilan, në zgjedhjet e vitit 2014 u radhit subjekti i tretë, pas LDK-së dhe Vetëvendosjes. Megjithatë, PDK ka dalë papritur kryesuese në Obiliq, ku pavarësisht se më parë nuk ka qenë as forcë e tretë, këtë herë u rendit e para.

Lidhja Demokratike e Kosovës është hequr nga lista e tri subjekteve më të votuara në Gjakovë, ndërsa po ashtu nuk ka mundur të rikthehet si forcë e parë as në Prizren.

Krahasuar me 2010, Vetëvendosje ka arritur ta ruajë pozicionin e saj si partia e dytë dhe e tretë në qendrat më të mëdha të vendit. Ndërsa partia e Ramush Haradinajt, e cila më 2010 ishte më e votuara në rajonin e Dukagjinit dhe e para në qytetin e Pejës, në këto zgjedhje nuk ka arritur të radhitet as e treta në këtë qytet. Tani, para AAK-së në Pejë ndodhen LDK dhe PDK.

Partia e Behgjet Pacollit, AKR, as në vitin 2010 nuk ishte në asnjë qytet e para, sikurse edhe në këto zgjedhje nuk ka shënuar rezultatete pozitive, duke humbur edhe shumë vota që kishte në zgjedhjet lokale në Gjakovë dhe Mitrovicë, komuna me të cilat qeveris pushtetin lokal.

Edhe në këto zgjedhje parlamentare Skënderaj ka dalë qyteti që vazhdon të jetë më i adhuruari për PDK-në, ku ky subject edhe kësaj radhe mori mbi 91 për qind të votave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)