Konfirmohet edhe prezenca e Shalës në takimin e Brukselit
Prishtinë, 3 dhjetor - Nënkryetari i AAK, Blerim Shala do të jetë nesër në takimin që do të zhvillohet mes delegacionit kosovar dhe atij serb, ndërsa sot ai ka mbajtur edhe takimin e tij të fundit në Këshillin Drejtues të kësaj partie.
Është konfirmuar pak më parë se do të jem pjesë përbërëse e delegacionit të Kosovës në Bruksel, roli im është ai që është përcaktuar me mandatin që ma ka dhënë presidentja Jahjaga, do të jem koordinator politik midis institucioneve kryesore të vendit dhe do të provojë aq më mirë që është e mundur, që të ofrojë cilësi apo kualitet, në punën e përbashkët që të përballemi si duhet me këtë sprovë, e cila ka për synim normalizimi e marrëdhënieve KosovëSerbi, ka thënë ai.