16 Janar 2025

Konfirmohen raportet e shkëlqyera ndërshtetërore me Turqinë

Prishtinë, 6 dhjetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim zyrtar ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç me të cilën kanë biseduar për thellimin e mëtejshëm të raporteve bilaterale ndërmjet vendeve veçmas në aspektin ekonomik. Njëherësh, janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë.

Ministri Hoxhaj e ka falënderuar ambasadoren Kiliç për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të shtetit turk dhënë Kosovës në rrugën e shtetndërtimit, zhvillimit, të njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera mes vete dhe këto marrëdhënie do të vazhdojnë të intensifikohen në vazhdimësi. Ne e falënderojmë Turqinë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që i jep vendit tonë në shumë fusha prej ekonomisë deri tek njohjet”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.

Gjatë takimit Hoxhaj shprehu edhe njëherë keqardhje për incidentin në Konsullatën e Turqisë në Prizren. Të dy, përgëzuan reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës në kapjen e personave përgjegjës, ndërsa incidenti u konsiderua si një rast i izoluar i cili nuk ndikon në marrëdhëniet ndërshtetërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)