29 Janar 2025

Komunitetit ashkali janë të pranishëm në të gjitha institucionet

Prishtinë, 15 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të ashkalinjve të Kosovës, i kryesuar nga deputeti Danush Ademi.

Presidenti Thaçi e uroi delegacionin për ditën e flamurit të tyre duke shprehur konsideratë për komunitetin ashkali, i cili ka qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë kosovare dhe është solidarizuar me fatin e qytetarëve të Kosovës.

“I uroj të gjithë pjesëtarët e komunitetit ashkali për ditë e tyre të flamurit, i cili është simbol i komunitetit tuaj”, u shpreh presidenti Thaçi.

Duke folur për historikun e komunitetit ashkali, deputeti Ademi e njoftoi presidentin Thaçi për pozitën aktuale të këtij komuniteti dhe për domethënien e flamurit, i cili sot shënon 14 vjetorin e shpalljes si simbol i komunitetit ashkali.

Presidenti Thaçi theksoi se është shumë i rëndësishëm fakti që pjesëtarë të komunitetit ashkali tash janë të pranishëm në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, në Parlament, në Qeveri dhe në institucione të tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)