16 Janar 2025

Komunitetet jo-shqiptare me mbulim të ulët në mediat e shkruara

Prishtinë, 5 qershor - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) sot ka mbajtur një tryezë diskutimi lidhur me punimin Mbulimi i Komuniteteve Pakicë në Mediat e Shkruara të Kosovës.

Në punim është analizuar prania dhe portretizimit i komuniteteve jo-shqiptare në vend në media të shkruara kombëtare.

Punimi është bërë pas monitorimit të tërthortë 45 ditor (nga 15 mars deri me 30 prill) të të gjitha gazetave të shkruara në vend dhe ai ka identifikuar problemet dhe sukseset e mediave të shkruara në mbulimin e komuniteteve pakicë në Kosovë.

INDEP ka përdorur një metodologjia ku së pari, pas identifikimit të artikujve, e ka analizuar fushën tematike.

Më pastaj, secili lajm është kategorizuar në njërën nga llojet e raportimit, qoftë në lajm të thjeshtë, opinion, intervistë apo editorial, pas së cilës është shikuar nëse raportimi përmban anshmëri, gjuhë të urrejtjes, apo mungesë të tolerancës.

Në fund, janë analizuar fotografitë përcjellëse të lajmeve dhe gjithashtu përdorimi i burimeve si njëri nga indikatorët e shkallës së profesionalizmit.

“Të gjeturat kryesore të punimit tregojnë që, në përgjithësi, pakicat kombëtare mbulohen shumë pak në mediat e shkruara dhe më se 95% të mbulimit takojnë komunitetit serb. Tri temat kryesore të trajtuara janë lidhur me Veriun e Kosovës, bisedimet Kosovë-Serbi dhe marrëdhëniet ndëretnike.\"

\"Gjithashtu, të gjeturat tonë tregojnë që raportimi, në masë të madhe, demonstron paanshmëri dhe i përmbush standardet më të larta etike dhe parimet e tolerancës” tha Darsei Canhasi nga INDEP.

Tryeza shërbeu për të diskutuar të gjeturat e punimit dhe për të vendosur rekomandimet për media të shkruara dhe trupa që punojnë në fushën e mediave.

Gjatë debatit, të pranishmit theksuan që nuk ka mbulueshmëri të temave sociale në shtypin ditor kur jemi te komunitetet jo-shqiptare dhe mbulimi i çështjeve politike dominon. 

“Në kuadër të këtij projekti, do të bëhet monitorimi i shtypit ditor në lidhje me 3 tema, minoritetet, zhvillimi ekonomik dhe zhvillimi i qëndrueshëm.\"

\"Synimi i analizës mbi mbulimin e komuniteteve pakicë në mediat e shkruara është që të ofrohet një pamje e qartë mbi qasjen e mediave dhe t’i ndihmojmë gazetarët për një qasje më profesionale dhe më të përgjegjshme ndaj këtyre çështjeve” theksoi Burim Ejupi nga INDEP.

Punimi dhe tryeza janë mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)