28 Dhjetor 2024

Komunën e Gjilanit e brengos veprimtaria e zyrës paralele të kryetarit të Komunës

Gjilan, 28 dhjetor - Komiteti për Komunitete ka mbajtur sot takimin e fundit për këtë vit, nën drejtimin e Kemal Shahin, ku është informuar për situatën e sigurisë si dhe për aktivitetet e Zyrës së linjës.   

Përndryshe, edhe në takimin e sotëm të Komitetit për komunitete, anëtari i kësaj trupe, Shefik Surdulli (PDK), e ka ngritur shqetësimin e tij lidhur me veprimet ilegale të shtetit serb brenda  territorit të komunës s Gjilanit.

Më konkretisht, përmes zyrtares së Policisë së Kosovës, e cila raportoi për situatën e sigurisë në takimin e këtij komiteti, Surdulli e vuri në dijeni këtë institucion ligj zbatues, për veprimin ilegal të zyrës së të ashtuquajturit kryetar i Komunës së Gjilanit, Sasha Millosheviç, i cili përmes aktiviteteve të tij, thirret si kryetar i përkohshëm i Komunës së Gjilanit, akt ky të cilin ai e konsideron ilegal dhe cenim të integritetit dhe kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës.

‘Përderisa komunitetet pakicë në Gjilan, veçanërisht ai serb, i gëzojnë të gjitha të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, veprimet e strukturave paralele, janë të pa justifikueshme dhe të papranueshme”, ka thënë Surdulli.

Këtë shqetësim, Shefik Surudulli e ka ngritur edhe në Kuvend Komunal, ku ai është anëtar nga radhët e PDK-së, por ka thënë se akoma nuk ka ndonjë reagim nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës dhe as nga ato komunale.

Përndryshe, në takimin e sotëm të Komitetit, gjendja e përgjithshme e sigurisë u vlerësua stabile.

Po ashtu, një informatë për aktivitetin e Zyrës për komunitete dhe kthim e dha shefi i saj, Milivoje Zhivkoviq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)