20 Janar 2025

Komunat vazhdojnë të kenë probleme me transparencën

Prishtinë, 29 shkurt - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) degë e Transparency International ka mbajtur sot një tryezë debati në të cilën u publikua “Indeksi i Transparencës në Prokurim Publik për komunat e Kosovës”.

Duke aplikuar të njëjtën metodologji si në vitin 2014 kur është bërë edhe matja e parë transparencës së Komunave në shtylla të ndryshme.

Ky Indeks i transparencës përfshinë të gjithat Komunat e Kosovës. Indeksi bazohet në katër (4) shtylla kryesore dhe në 17 indikatorë të ndryshëm.

Artan Canhasi nga \"KDI/TIK\", ka prezantuar të gjeturat e raportit të KDI-së, ku sipas tij, konstatim kryesor ishte  fakti se ekziston një trend pozitiv i rritjes së transparencës së dokumenteve të publikuara nga komunat që kanë të bëjnë më prokurimin publik. Nga hulumtimi del poashtu se në përgjithësi, mungon një pasqyrë e qartë e planifikimit, konsultimit me qytetarë dhe publikimit të shpenzimeve të komunave në Kosovë. Uebfaqet e komunave nuk kanë konsistencë në informacionin që ju ofrojnë qytetarëve në lidhje më shpenzimet e taksave të tyre.

Bekim Salihu nga \"GAP\", panelist në këtë tryezë diskutimi, tha se  Publikimi i kontove analitike tre mujore, perveç që është obligim ligjor për komunat, është një nga veglat më të mira për të treguar transparencë, por është dhe një mjet i llogaridhënies  ndaj qytetarëve.

Ndërsa Hajrulla Ceku nga \"Ec ma ndryshe\", përmendi tri keqkuptime kryesore që ndodhin në qasjen komunale ndaj transparencës në prokurim publik, duke përfshirë: Zyrtarët e informimit te cilët po veprojnësi propagandues të kryetarëve të komunave, e jo si informues të publikut; Ligji për qasje në dokumente e obligon institucionin që të përgjigjet brenda shtatë ditëve, por nuk e ndalon proaktivitetin që t\'i publikojë të dhënat në ueb faqe, si dhe Procesi i bërjes së buxhetit shihet si proces i njëanshëm .

Disa nga rekomandimet kryesore të KDI-së janë një që të bëhet një planifikim i duhur, duke përfshirë qytetarët përmes dëgjimeve publike, pasi që kjo gjë do të çonte në shpenzim më të mirë të parasë publike nga ana e komunave. Njëkohësisht, publikimi i buxhetit në uebfaqe do të ju ofronte mundësi qytetarëve që të njihen me planifikimin e shpenzimeve që do të bënte komuna.

Po ashtu, raportet e shpenzimeve, përveç që ofrojnë llogaridhënie mund të shpërbejnë për udhëheqësit e komunave si reklamë për punën e bërë në komunë që përfundimisht kthehet në vota. Sado që ky hulumtim tregon një rritje të transparencës në procedurat e tenderimit dhe dhënies së kontratave, mesatarja ende mbetet nën 50% e larg nga një transparencë e plotë që do të duhej të ishte synim i çdo udhëheqjeje dhe shoqërie.

Raportin e plotë dhe të gjeturat mund ti shkarkoni në ueb-faqen e KDI-së  www.kdi-kosova.org
Ky aktivitet i KDI/TIK është realizuar në kuadër të projektit Transparenca dhe llogaridhënia në prokurimin publik në nivelin lokal, i cili mbështetet nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)