Komunat kanë rolë në procesin e Integrimeve Evropiane
Prishtinë, 15 qershor - Nën organizimin e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, udhëheqës dhe përfaqësues të lartë të gjashtë komunave të Kosovës, Artanë, Junik, Han i Elezit, Obiliq, Ranillug dhe Viti) pjesë të projektit Akademia për Qeverisje Lokale, gjatë sesionit përmbyllës të gjeneratës së parë të ndjekësve të AQL-së folën për rolin e qeverisjes vendore në plotësimin e standardeve për Integrimet Evropiane.
Në Sesionin përmbyllës folën panelistët në përbërje, Rexhep Vasolli, ekspert i Integrimeve Evropiane pran Ministrisë së Financave, Fatmir Haxholli, ekspert i Integrimeve Evropiane, Agron Maxhuni nga Ministria e Pushtetit dhe Administrimit Lokal si dhe Drejtori i Institutit KLGI, Besnik Tahiri.
Me këtë rast, mysafir ligjërues i sesionit përmbyllës të Akademisë për Qeverisje Lokale të mbajtur në Ulqin ishte edhe deputetit i Kuvendit të Republikës së Malit të Zi, Genci Nimanbegu.
Nimanbegu foli për përvojat e Malit të Zi në lidhje me procesin e Integrimeve Evropiane. Më tej deputeti Nimanbegu tha se: Procesi për Integrimet Evropiane është mjaft kërkues ndaj vendeve pretendente dhe kandidate për anëtarësim në BE, i tillë ishte dhe vazhdon të jetë edhe për Malin e Zi.
Pavarësisht kësaj, Nimanbegu tha se Mali i Zi në të gjitha nivelet po e jep maksimumin drejt plotësimit të standardeve të përcaktuara
Më tej Eksperti i Integrimeve Evropiane, pran Ministrisë së Financave, Rexhep Vasolli tha se: Procesi i Integrimit në BE nuk ishte asnjë herë më i fuqishëm se sa tani, pra ka trendë intensifikuese.
Kemi pyetësorin e MSA dhe procesin e liberalizimit të vizave që konsiderohet se jemi në rrugën e mirë drejt integrimeve evropiane.
Kjo tha ai për Kosovën paraqet një avancim për procesin dhe rritjen e obligimeve të Kosovës karshi procesit. Faza e tanishme do të ketë intensifikim në plotësimin e kërkesave dhe standardeve sidomos nga niveli lokal.
Agron Maxhuni nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal foli për standardet ndërkombëtare të adoptuara në legjislacionin e brendshëm, ku tha se Këto standarde ndikojnë drejtpërsëdrejti në cilësinë e jetës së qytetarëve të Komunave të Kosovës.
Me tej ai vazhdoje se, Zbatimi i legjislacionit dhe parimeve të qeverisjes së mirë janë përgjegjësi e organeve te komunave që dalin nga zgjedhjet lokale.
Partneriteti i qeverisë qendrore, qeverisë lokale, dhe instituteve të specializuara që merren më qeverisje lokale po ashtu ndikon në ofrimin e shërbimeve publike të qëndrueshme dhe cilësore për qytetaret e komunave.
Maxhuni përfundoj se Ky partneritet ndikon ne ngritjen e kapaciteteve lokale të strukturave politike dhe administrative në ofrimin e shërbimeve të kërkuara nga vet qytetaret.
Drejtori i Institutit KLGI, Besnik Tahiri foli për Qeverisjen Lokale dhe standardet ndërkombëtare të krijuara si nevojë për nivelin vendor të qeverisjes.
Tahiri tha se: Komunat kanë rolë shumë të rëndësishëm në procesin e Integrimeve Evropiane dhe sidomos tani kërkohet angazhim maksimal i komunave të Kosovës për të ndihmuar integrimet evropiane.