Komunat e rajonit të Prishtinës takohen për një bashkëpunimi ndër-komunal
Prishtinë, 11 mars - Komuna e Prishtinës organizon takim koordinues me Komunat e rajonit të Prishtinës, përfaqësuesit e OSBE-së, Ministrin e MAPL, Elbert Krasniqi, drejtorin e AKK, Sazan Ibrahimi, si dhe përfaqësues tjerë komunal, me qëllim të fillimit të ndërtimit të një bashkëpunimi të frytshëm ndër-komunal.
Ndër temat të rëndësishme, për fillimin e diskutimit, gjatë këtij takimi, e të cilat do të kenë prioritet të veçantë në thellimin e bashkëpunimit ndër-komunal janë: qasja e përbashkët ndaj qenve endacak si dhe ajo e trafikut ndër-urban.
Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, pas takimit, do të paraqitet në një konferencë për media ku edhe do të keni mundësinë të njoftoheni më shumë për qëllimin dhe rezultatet e dala nga takimi.