15 Janar 2025

Komunat e Kosovës pak transparente

Prishtinë, 27 qershor- Në bashkëpunim me partnerët e rrjetit ballkanik të organizatave jo-qeveritate ACTIONSEE, Open Data Kosovo (ODK) ka bërë një analizë të politikave publike që e masin nivelin e transparencës, praktikave të hapura, dhe llogaridhënjes së pushtetit lokal të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Blinera Meta, zëvendësdrejtoreshë e orgazniatës shprehet se në periudhën kohore nga muaji tetor deri në dhjetor të vitit 2016 anëtarët e rrjetit \"ActionSEE\" dhe Open Data Kosovo punuan në një hulumtim të detajuar bazuar në metodologji shkencore përmes të cilit është analizuar sa të hapura janë qeverisja e nivelit lokal, duke marrë si mostër 144 komuna nga 6 vende dhe mbi 60 indikatorë për komunë.

\"Kriteret që masin sa të hapura janë komunat fokusohen në katër fusha: Qasshmëria, Efikasiteti, Integriteti dhe Transparenca\", thotë Meta.

Sipas saj, qëllimi i këtij hulumtimi është të analizojë gatishmërinë e komunave për të shërbyer si institucione për nevoja të qytetarëve.

\"Hapja e qeverisjes lokale për në studimin tonë përfshinë transparencën dhe efikasitetin e institucioneve si dhe komunikimin e tyre me qytetarët\", thotë Meta.

Në krahasimin rajonal të qeverisjeve lokale, Kosova gjendet gati në fund me vetëm 26.7% të kritereve të përmbushura. Shqipëria qëndron e fundit, shënon vetëm 12.1%, ndërsa Mali i Zi më i suksesshmi nga të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor përmbush 57.5% të tyre.

Komunat që i nënshtrohen vlerësimit, sipas Metës, u përzgjodhën rastësisht në një mostër, ato janë: Dragash, Ferizaj, Gllogoc, Graçanicë, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mamushë, Mitrovicë, Partesh, Podujevë, Ranillug, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan.

Nga këto: më të suksesshmet janë Mitrovica (59.8%), Dragashi (44.5%) dhe Podujeva (39.7%). Në fund të këtij vlerësimi gjenden komunat si: Zveçani, Zubin Potoku dhe Parteshi që kanë përmbushur 0% deri në 1% të kritereve.

Meta shprehet se problemet kryesore që u vërejtën janë në fushën e komunikimit me publikun si dhe pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje, monitorimin dhe vleresimin e projekteve dhe politikave.

\"Po ashtu, qeveritë lokale të Kosovës janë ndër më pak transparentet kur bëhet fjalë për buxhetin, informacionet organizative dhe transparencën e prokurimit publik\", thotë Meta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)