19 Janar 2025

Komuna kushtëzon jashtëligjshëm shërbimet komunale për qytetarët

Malishevë, 18 prill - Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, në muajin shtator të viti 2015 kishte parashtruar një kërkesë Kuvendit Komunal, me anë të së cilës kërkohej që qytetarëve të ju kushtëzohen disa shërbime komunale, në mënyrë që ata të kryejnë obligimet ndaj kompanisë publike për mbledhjen e mbeturinave “Ekoregjioni”.

Pas kritikave dhe kundërshtimeve që kemi bërë në Kuvendin Komunal nëpërmjet asamblistëve tanë, kërkesa është larguar nga rendi i ditës për dy mbledhje radhazi.

Mirëpo, me insistimin e kryetarit Begaj dhe presionit nga menagjmenti i Ekoregjionit në mbledhjen e Kuvendit Komunal mbajtur në nëntor të vitit të kaluar me gjithë kundërshtimin tonë u miratua vendimi për kushtëzimin e një pjese të shërbimeve komunale me pagesën e faturave të mbeturinave.

Në bazë të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, secili vendim i cili merret në Kuvendin Komunal duhet ti nënshtrohet shqyrtimit të ligjshmërisë nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në mënyrë që vendimi më pas të hyjë në fuqi. Andaj, në këtë rast siç edhe pritej, Ministria me 2 dhjetor 2015 në shkresën e saj dërguar Komunës, kishte konfirmuar se vendimi në fjalë është në kundërshtim me ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjin për Shoqëritë Tregtare, duke rekomanduar Kuvendin që ta rishqyrtojë atë.
Fatkeqësisht, kjo shkresë nuk i është vënë në dispozicion për katër muaj anëtarëve të Kuvendit Komunal dhe as qytetarëve, duke u mbajtur e fshehur nga Kryetari Begaj dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal dhe duke mos e sjellë për rishqyrtim në Kuvend.

Përkundër faktit që ky vendim i Kuvendit Komunal, ligjërisht nuk kishte hyrë asnjëherë në fuqi, Komuna e Malishevës nga muaji janar e ka zbatuar atë, duke kushtëzuar qytetarët jashtëligjshëm që të kryejnë obligimet ndaj Ekoregjionit.
Në mbledhjen e fundit të Kuvendit mbajtur me 31 mars të këtij viti u ky vendimi problematik u shfuqizua me shumicë votash. Mirëpo me gjithë shfuqizimin e tij Komuna po vazhdon edhe sot e kësaj dite ti kushtëzon jashtëligjshëm shërbimet komunale për qytetarët me pagesën e faturave të mbeturinave.

Ofrimi i shërbimeve për qytetarët është obligim i Komunës dhe e drejtë e qytetarëve, dhe assesi ata nuk mund të kushtëzohen jashtëligjshëm nga institucioni në fjalë.
Është e papranueshme që qytetarëve të ju ngarkohet barra e paaftësisë dhe papërgjegjësisë menaxheriale të ndërmarrjes Ekoregjioni dhe e mosmarrëveshjeve të kësaj të fundit me Komunën.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë kërkon nga Kryetari Begaj ndërprerjen e menjëhershme të këtij kushtëzimi të paligjshëm dhe jonjerëzor.
Veprimet e tilla dëmtojnë rëndë interesin qytetar në kohën kur papunësia dhe varfëria janë në rritje dhe kur për më tepër qytetarët shkelen dhe nëpërkëmben nga regjimi aktual Mustafa-Thaçi-Veseli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)