18 Janar 2025

Komuna harton Planin e Veprimit të auditorit për vitin 2015

Kaçanik, 1 gusht - Është hartuar Plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit për Pasqyrat Vjetore Financiare për vitin 2015. Kjo u bë e ditur sot nga Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Bahri Selimi në mbledhjen e ekzekutivit të komunës të cilën e udhëhoqi Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, ndërsa ishte i pranishëm edhe nënkryetari Remzi Elezi.

Sipas Drejtorit Selimi Plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit në afatin e paraparë është dërguar në zyrën e auditorit të përgjithshëm, ndërsa secila drejtori ka marrë përsipër obligimet nga të gjeturat e vitit 2015. Ky plan përfshinë veprimet e kërkuara nga secila njësi organizative të cilat do të angazhohen për eliminimin e të gjeturave nga auditori.

Ndërkohë Drejtori për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit Ukshin Çallaku, njoftoi se ka përfunduar projekti i rregullimit të tregut të kafshëve. Poashtu ka përfunduar edhe fushata e korrje shirjeve dhe projekti i bletëve për të cilat raportoi Drejtori për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari Zylfi Koxha.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani tha se janë inspektuar punimet në projektin “ Ndërtimi i trotuarit në fshatin Begracë”, ndërkohë për shkak të temperaturave të larta ka vazhduar mirëmbajtja e hapësirave publike përkatësisht ujitja dhe pastrimi i bulevardit dhe disa rrugëve në qytet.

Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi tha se gjatë javës që lamë pas kanë vazhduar aktivitetet sensibilizuese të të rinjëve për vetëdijesim nga dukuritë negative dhe nga ekstremizmi i dhunshëm, projekte të financuara nga OJQ “ Labyrinth” dhe OSCE me përkrahje të Komunës së Kaçanikut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)