19 Janar 2025

Komuna e Vitisë me Plan të Integritetit

Prishtinë, 30 mars - Komuna e Vitisë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), nënshkruan sot marrëveshjen për hartimin e Planit për Integritet.

Ceremonia u mbajt në Kuvendin Komunal në Viti ku në emër të komunës dokumentin e nënshkroi Sokol Haliti, Kryetar i Komunës, kurse në emër të UNDP-së, Znj. Valbona Bogujevci, Koordinatore e Programit.

Kjo iniciativë është vazhdimësi e aktiviteteve të shumta në luftën kundër korrupsionit në nivel komunal të cilat është duke i implementuar projekti SAEK i cili mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Plani i Integritetit paraqet procesin e zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve të reja të stafit komunal për të parandaluar, rezistuar dhe zbutur dukuritë korruptive.

Plani i Integritetit është njëra ndër aktivitetet që Komuna e Vitisë do të zhvillojë në bashkëpunim me programin anti-korrupsion të UNDP-së që ka për qëllim të forcojë transparencën, dhe llogaridhënien institucionale.

Aktivitete të tjera pritet të implementohen gjatë periudhës 2016 – 2020. Komuna e Vitisë është komuna e gjashtë që harton dhe zotohet të zbatojë Planin për Integritet, obligim ligjor nga Strategjia Kundër Korrupsion 2013 – 2017.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)