22 Dhjetor 2024

Komuna e Rahovecit përfiton 1,148,890.70 € për performancë të mirë

Rahovec , 23 maj – Përmes një ceremonie zyrtare, sot, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Projekti DEMOS, kanë bërë ndarjen e çmimeve të Grantit të Performancës Komunale, ku Komuna e Rahovecit është shpallur sot e para në nivel shteti në Grantin e Performancës Komunale për vitin 2020, nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Organizata DEMOS, duke arritur 64 pikë në vlerësim, më shumë se çdo komunë tjetër e Kosovës.

Kryetari Latifi me këtë rast u shpreh se: "Komuna dhe qytetarët e Rahovecit përfitojnë gjithsej 1,148,890.70 €, mjete që do të shfrytëzohen për investime kapitale në sektorë dhe projekte që rrisin mirëqenien dhe i kontribuojnë zhvillimit të ekonomisë sonë lokale. Padyshim, për ekonominë dhe komunën tonë, kjo është një shumë mjaft e madhe që do të ndikojë pozitivisht".

Komisioni vlerësues i Grantit të Performancës Komunale ishte në përbërje nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Organizata Demos, Ambasada Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze në Kosovë, si dhe Bashkimi Evropian i cili këtë vit u bashkua duke kontribuar në fondet e Grantit.

Urime Komunës së Rahovecit, stafit administrativ dhe Grupit të Performancës Komunale për punën dhe angazhimin!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)