Komuna e Rahovecit disktuon për lehtësimin e shërbimeve për qytetarë
Prishtinë, 21 janar - Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, kryetari i Komunës, Smajl Latifi ka takuar punonjësit e administratës komunale, me të cilët ka biseduar për respektimin e orarit të punës dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarë.
Besnik Hoti, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme është shprehur se shërbimet komunale janë të rëndësishme për qytetarët, prandaj Komuna e Rahovecit do të investojë në vazhdimësi në modernizimin dhe rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve.
Për këtë ai kërkoj nga të gjithë angazhim dhe bashkëpunim si dhe uroj që përkushtimi të jetë edhe më i madh në vazhdim në dhënien e shërbimeve karshi qytetarëve.
"Kërkesë e imja primare është poashtu që të respektohet orari i punës, i cili është obligim ligjor dhe që buron nga kontrata juaj e punës", ka theksuar Hoti.
Kryetari Latifi, ka thënë se pasi që është takimi i parë për këtë vit, uroj që ky vit të shkoj mirë për ju dhe të keni suksese në punën tuaj që bënë karshi qytetarëve, për punën e mirë që bëni ju-ne si institucion po vlerësohemi me nota pozitive nga institucione vendore dhe ato ndërkombëtare.
“Ju njoftoj juve dhe përmes juve edhe gjithë qytetarët e komunës se ne do të bëjmë disa ndryshime në administratën komunale, këto ndryshime do të bëhen me të vetmin qellim, lehtësimin e procedurave për kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve."
"Tek zyra e gjendjes civile do të ketë sportele edhe për zyrtar të tjerë si ai i pagesës së tatimit në pronë, pagesa e mbeturinave dhe zyrtari që bënë lëshimin e certifikatave të pronës."
"Ju e dini se si institucion e kemi të vendosur pajisjen ku ju për çdo hyrje dalje në punë duhet të lajmëroheni tak pajisja, nga ajo pajisje kuptojmë se sa po e respektoni orarin e punës, mos respektimi i orarit të punës do të sanksionohet me ligjet që janë në fuqi."
"Do të vendosët edhe ashensori, këtë do të bëjmë përmes projektit të fituar në MAP, vendosja e ashensorit do t’ju mundësoj që të kenë takime me kryetarin, drejtorët dhe zyrtarët tjerë komunal e personave me aftësi të veçanta”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.