Komuna e Prizrenit nënshkruan marrëveshje me Komunën Metropolitane të Parisit
Prizren, 14 qershor - Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot do të nënshkruhet marrëveshja tri paleshe e bashkëpunimit në mes të Komunës së Prizrenit, Komunës Metropolitane të Parisit dhe Aleancës Franceze të Prishtinës.
Bashkëpunimi ka të bëjë me organizimin e manifestimit "Nuit Blanche 2019" (Nata e Bardhë) në qytetin e Prizrenit dhe marrëveshja do të nënshkruhet nga kryetari i Komunës, z. Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Parisit, z. Christophe Girard, dhe drejtoresha e Aleancës Franceze në Prishtinë, znj. Anne-Sophie Veyrier.
Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa më pas do të ketë edhe prononcime për media nga akterët e këtij bashkëpunimi.