15 Janar 2025

Komuna e Prishtinës shembull i mirë për komuna tjera

Prishtinë, 23 qershor - Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, bashkë me Drejtorin e Administratës, Muhedin Nushin, takuan delegacionin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të përbërë nga Adrian Maitre, zëvendës shef për bashkëpunim me Evropën lindore; Georgette Bruchez, udhëeqëse e divizionit për Ballkanin perëndimor; Patrick Etienne, drejtor i SCO në Kosovë; Saranda Cana, nga SCO; Norbert Pijls, menaxher i projekteve në DEMOS; si dhe Ertan Munoglu, zëvendës menaxher në DEMOS.

Në këtë takim u diskutua për arritjet e Komunës së Prishtinës në realizimin e projekteve që shërbejnë për përmirësimin dhe lehtësimin e jetesës së qytetarëve, përkundër sfidave të mëdha që ka pasur përpara.

Komuna e Prishtinës deri më tani ka realizuar një varg projektesh në bashkëpunim me DEMOS-in, si rregullimi i oborrit të shkollës “Ismail Qemajli”, këndi i librave, këndi i luleve, parku “1 Tetori”, softueri për prokurim, financa dhe tatim në pronë, e të ngjashme.

Përfaqësuesit zviceranë përgjatë këtij takimi përgëzuan Komunën e Prishtinës për mënyrën e qeverisjes, duke theksuar se tashmë kjo Komunë është bërë shembull i mirë edhe për komuna të tjera jashtë territorit të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)