Komuna e Prishtinës raporton për korrupsionin dhe transparencën
Plani i Integritetit i Komunës së Prishtinës, përmban masat për rritjen e transparencës dhe minimizimin e rreziqeve të korrupsionit në kuadër të Komunës.
Ky plan është hartuar nga zyrtarët e lartë të Departamenteve të Komunës dhe nga Agjencia Kundër Korrupsion.
Hartimi i Planit është mbështetur nga Projekti i UNDP-së Anti-Korrupsion në Kosovë dhe financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë.
Komuna e Prishtinës, bashkë me Komunën e Gjakovës kanë përfunduar Planin e Integritetit, ndërkaq së fundi, janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me Kryetarët e Komunës së Gjilanit dhe Gracanices, ndërkaq marrëveshje bashkëpunimi pritet të nënshkruhet edhe me Komunën e Mamushës.
Zbatimin e këtyre masave do ta monitorojnë vetë qytetarët dhe shoqërisa civile ku gjatë seancave të raportimit, do të kenë mundësi për të shtruar pyetje dhe sqarime.