Komuna e Prishtinës, Komuna më transparente
Prishtinë, 7 maj - Organizata “Ec ma ndryshe” ka publikuar sot Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale, ku Komuna e Prishtinës del si komuna si komuna me nivelin më të lartë të transparencës gjatë vitit 2017.
Indikatorët që janë monitoruar dhe në të cilët është bazuar ky Indeks, janë: Kryetari; Drejtorët dhe Anëtarët e Kuvendit; Organizimi dhe funksionimi; Puna e organeve politikë-bërëse dhe vendimmarrëse; Luftimi i sjelljeve të pahijshme dhe keqpërdorimeve; Integrimi evropian; Kontabiliteti dhe buxheti; Kontratat e prokurimit publik, furnizimit dhe granteve; Të punësuarit në administratën publike dhe organizatat/institucionet publike; Pasuria kapitale dhe jokapitale; Informimi dhe shërbimi i qytetarëve; Bashkëpunimi me shoqërinë civile; Planifikimi urban dhe monitorimi i projekteve urbanistike.