22 Janar 2025

Komuna e Prishtinës bëhet me zëdhënëse

Prishtinë, 27 shtator - Nëntë muaj Zyra për marrëdhënie me publikun e Komunës së Prishtinës funksionoi me ushtrues detyre e një kohë u angazhua vetë zyra e kryetarit Shpend Ahmeti.

Nga 1 tetori, punën e zëdhënësit do ta kryejë Miranda Mullafazliu.
Në konkursin e fundit për pozitën ‘Zyrtar i lartë për media – një ekzekutues’, Mullafazliu mori më së shumti pikë, në mesin e tri femrave tjera konkurrente.

Ajo për një kohë ka punuar në Zyrën Civile Ndërkombëtare në Prishtinë –ICO ku ka marrë dukshëm pagë më të mirë sesa pritet të marrë në Komunë.

Koeficienti i pagës për këtë vend të punës është 7. Emërimi i një zyrtari të lartë për media dështoi disa herë, ndërsa në konkursin e fundit garuan 16 kandidatë./Tribuna/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)