Komuna e Preshevës e përkushtuar për marrëveshjet e binjakëzimit me Kosovën
Prishtinë, 22 shkurt - Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, së bashku me deputetin e Kuvendit e Republikës së Kosovës z. Enis Kervan ka pritur në takim Kryetaren e Komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani.
Gjatë këtij takimi Ministri z. Krasniqi, e ka njoftuar Kryetaren znj. Sinani për projektet dhe prioritetet e MAPL-së, duke vlerësuar angazhimin e Komunës së Preshevës në lidhjen e marrëveshjeve për binjakëzim me disa nga Komunat e Republikës së Kosovës me qëllim të zhvillimit të nivelit lokal.
Gjithashtu, Kryetarja e Komunës së Preshevës znj. Sinani, duke falenderuar Ministrin z. Krasniqi për pritjen e ka njoftuar për angazhimin dhe aktivitetet e saj në Komunën e Preshevës me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së qytetarëve dhe zhvillimit komunal në Preshevë.