Komuna e Pejës shkaku i borës shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Trashësia e borës në komunën e Pejës ka kaluar mbi 60 cm. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur edhe në Junik.
Për shkak të reshjeve të dendura të borës, Kryetari Berisha, ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e kësaj komune.
Zedhëndësi i Policisë Rajonale të Pejës Xhevat Ibra ka deklaruar të shtunën për Kosovapress se bora që është duke rënë pa ndërprerë ka vështirësuar shumë qarkullimin, madje në rrugët rajonale është bllokuar tërësisht.
Rrugët maxhistrale si Pejë-Prishtinë, Pejë-Mitrovicë, Pejë-Gjakovë janë të hapura për qarkullim, mirëpo me vështirësi të mëdha, kurse rrugët rajonale dhe të fshatrave janë poothuajse tërësisht të mbyllura, tha Ibra.
Poashtu Ibra tha se të shtunën që nga ora nënët është ndaluar qarkullimi në të gjitha pikat kufitare të rajonit të Pejës.