27 Prill 2024

Komuna e Mitrovicës përkrahë operacionin në veri

Prishtinë, 26 korrik - Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës e kanë mbështetur operacionin e ndërmarrë nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës për vënien nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit.

 

Është vlerësuar si një hap drejt normalizimit të gjendjes edhe në këtë pjesë të Kosovës.

Në një mbledhje urgjente të Komitetit të sigurisë, të thirrur pas situatës së krijuar, ku morën pjesë përfaqësues të strukturave politike dhe ato të sigurisë, kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se vënia e kontrollit në pikat kufitare në veri është një hap drejt vendosjes së rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës.

“Gjithë këto vite paslufte problemi më i madh në veri ka qenë mungesa e funksionimit të rendit dhe ligjit. Në këtë kontekst, vendosja e kontrollit në kufi ndihmon vendosjen e normalitetit”.

Kryetari Kastrati, kërkoj nga qytetarët që të jenë të qetë, meqë strukturat përgjegjëse e kanë situatën nën kontroll. “Të gjithë duhet të jemi vigjilent dhe të vazhdojmë punën tonë normalisht”.

Sa i përket situatës së sigurisë, policia vlerësoj se është e menaxhueshme. Avni Zaiti nga policia rajonale e Kosovës në veri, tha se në përgjithësi është një situatë e menaxhueshme në gjithë veriun e vendit.

Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, njoftoi se protesta e paralajmëruar për të mërkurën nga banorët shqiptarë në Lagjen e Boshnjakëve është anuluar pas situatës së krijuar. “Protesta ishte paralajmëruar të mbahej kundër ndërtimeve të banesave shumëkatëshe nga strukturat paralele serbe në Lagjen e Boshnjakëve”         
 
Zyrtarët e policisë së stacionit jugor kërkuan nga autoritetet komunale që aktivitetet e parapara kulturore që të mbahen  në afërsi të Urës së Ibrit të anulohen ose të mbahen në ndonjë vend tjetër.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)