Komuna e Mitrovicës mbështetë projektet e komuniteteve
Mitrovicë, 17 maj - Në komunën e Mitrovicës filloj trajnimi dy ditor lidhur me “Menaxhimin e Ciklit të Projekteve me GPI dhe GVK”.
Organizata Romacted në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, kanë mbajtur takim lidhur me hartimin e pjesëmarrjes së projekt propozimeve relevante për nevojat e komunitetit që banojnë në Mitrovicë.
Të pranishëm në këtë takim ishin Drjetori i drejtorisë së Shërbimeve Publike Naser Muja, Sakibe Jashari nga Këshilli i Evropës, Drejtori i Qendrës së Punësimit në Mitrovicë Besmir Saliu, Udhëheqësi i Njësisë për të drejtat e njeriut Fitim Rama si dhe përfaqësues nga Komuniteti ashkali .
Në fjalën e saj Sakibe Jashari theksoj se në bazë të vlerësimeve që i ka bërë komuna e Mitrovicës dhe kjo organizatë kemi vërtetuar se ka nevoja në ngritjen e kapaciteteve për përgatitjen e projekt propozimeve dhe në fund pas këtij trajnimi të dalim me projekte finale dhe realizmin e tyre.
Ajo shtoj se në bazë të bashkëpunimit të komunës dhe programit Romacted, do të përkrahen disa projekte për të mirën e komunitetit ku do të jenë pjesëmarrës në financim edhe komuna e Mitrovicës edhe ky program.
Sipas kësaj organizate priten që nëpërmjet këtij projekti të realizohen gjithsej 4 rrugë .
Në Lagjen 2 Korriku do të shtrohen 4 rrugë me gubëza për të mirën e komunitetit.
Po ashtu fjalën e mori edhe drejtori i Shërbimeve Publike Naser Muja, i cili e përkrahu këtë iniciativë ai më pas shtoj se Drejtoria e Shërbimeve Publike do të punoj sa më parë në këtë drejtim për ti realizuar këto kërkesa.
Udhëheqësi i Njëjësisë për të Drejtat e Njeriut, theksoj se do të vazhdojmë te punojmë se bashku me organizatën Romacted, në të mirën e të gjithë komuniteteve të cilat jetojnë dhe veprojnë në komunën e Mitrovicës.