17 Janar 2025

Komuna e Mamushës zotohet për përmirësimin e transparencës online

Mamushë, 5 korrik - Në kuadër të projektit të monitorimit të punës së ekzekutivit komunal të Mamushës, EC Ma Ndryshe gjatë muajit qershor është përqendruar në çështjet që kanë të bëjnë me transparencën e qeverisë lokale.

Monitorimi i transparencës online ka nxjerrë në pah mangësitë e theksuara në këtë drejtim. Ueb faqja e komunës si dhe komunikimi me publikun nuk është në nivelin e duhur dhe karakterizohet me mungesë të përcjelljes së informatave bazike për qytetarët. Përditësimi i të dhënave në ueb faqe nuk bëhet në asnjërën prej gjuhëve zyrtare të komunës së Mamushës.

Vendimet e qeverisë komunale nuk publikohen online përderisa ka sfida të shumta edhe në zbatimin e praktikave për qasjen në dokumentet zyrtare, ku nuk përfillen në mënyrë strikte standardet e përkufizuara me ligjin përkatës. 

Në anën tjetër, bazuar në raportin gjithëpërfshirës të institucioneve publike pë realizimin e së drejtës për qasje në dokumente publike, e lëshuar nga zyreja për komunikim me publikun të Zyrës së Kryeministrit,  zbatimi i rregullorës 04/2012 për dëshimtë zyrtare që ndërlidhen me kërkesat për qasje në dokumente publike në nivel komunal, aplikohet nga ana e komunës së Mamushës, mirëpo rregullorja kërkon që palës dërguese t’i dërgohet konfirmimi për dëshminë e pranimit  të kërkesës e që komuna e Mamushës në mesin e nëntë komunave tjera nuk lëshon një konfirmim të tillë.

Gjithashtu neni 7 i Rregullorës 04/2012 ka futur në zbatim nëntë formular të cilët janë pjesë përbërëse e procesit të kërkesës për qasje në dokumente publike e që komuna e Mamushës ka deklaruar se e përdorë vetëm formularin për regjistrim.

Njëherësh, raportimi i evidencave të kërkesave për qasje në dokumente publike u raportohen me ligj MAPL-së, Zyrës së Kryeminsitrit dhe të dyjave së bashku, komuna e Mamushës në lidhje me kanalin e raportimit, mban anën negative në mesin e tetë komunave, obligimin e kryhen përmes Departamentit të Administratës Komunale e që është në  kundërshtim me obligimin ligjor.

Obligimet që dalin nga ligji për qasjen në dokumente publike në lidhje me ngritjen e kapaciteteve, trajnim për procedura dhe ekzekutim të kërkesave, sipas zyrtarit nga kjo komunë nuk i është ofruar asnjë trajnim që del nga oligimet e ligjit.

EC Ma Ndryshe gjatë këtij muaji i ka evidentuar këto mangësi dhe i ka adresuar tek lidershipi i komunës. Këta të fundit e kanë pranuar pjesën e tyre të përgjegjësisë, duke i arsyetuar me burimet e pamjaftueshme njerëzore, për shkak të numrit të vogël të personelit.  

Megjithëkëtë kryetari i komunës, Arif Bütüç është zotuar se do të bëj përpjekje për të përmirësuar transparencën online sikurse edhe praktikat e qasjes në dokumentet zyrtare.

Ai i ka ofruar bashkëpunim EC Ma Ndryshes dhe organizatave tjera të shoqërisë civile që të përkrahin komunën e Mamushës në rritjen e nivelit të transparencës me ofrimin e ekspertizës së nevojshme, duke premtuar se do të vërë në dispozicion dokumentet dhe informatat e nevojshme.  

EC Ma Ndryshe vlerëson se komuna e Mamushës përkundër kufizimeve që ka duhet të tregoj përkushtim më të madh për zbatimin e standardeve të qeverisjes së mirë, që si shtyllë kryesore kanë transparencën.

EC Ma Ndryshe rekomandon komunën e Mamushës që të zbatoj Udhëzimin Administrativ 2008/09 të MAPL-së për rritjen e transparencës si dhe të raportoj më shpesh në ueb faqe dhe në media për çështjet që lidhen me përdorimin e buxhetit komunal, zhvillimin ekonomik, përdorimin e pronës komunale, planifikimin urban, investimet, të hyrat komunale, etj.

EC Ma Ndryshe gjithashtu përshëndet gatishmërinë e lidershipit komunal për të bashkëpunuar me shoqërinë civile në drejtim të rritjes së nivelit të transparencës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)