16 Janar 2025

Komuna e Istogut shënon ditën e Dëshmorëve

Istog, 12 prill - Nën patronatin e kryetarit të komunës së Istogut Haki Rugova, është shënuar 12 prilli, dita e dëshmorëve të komunës së Istogut.

Në këtë manifestim morën pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të partive politike, familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së si dhe qytetarë të shumtë  që kishin ardhur për ta nderuar veprën e të rënëve për liri.

Me këtë rast janë bërë homazhe dhe vendosje e kurora lulesh tek lapidari i dëshmorëve në qendër të qytetit të Istogut, për të vazhduar më pastaj me manifestimin qendror që është mbajtur në fshatin Studenicë.

Kryetari i komunës Haki Rugova, u shpreh se sot  kujtojmë me pietet heronjtë dhe dëshmorët e tanë , kujtojmë jetën dhe veprën e tyre, e cila u bë burim i pashtershëm frymëzimi jo vetëm për bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por për të gjithë qytetarët e saj.

Kryetari Rugova tha se lufta dhe rënia dëshmorëve  për liri, pavarësi,  do të jetë gjithmonë udhërrëfyesi më i mirë për brezat e ardhshëm të vendit.

Ai po ashtu potencoj se ne të gjithë, si qytetarë dhe institucione duhet të angazhohemi bashkërisht dhe me të gjitha potencialet tona, që vendi ynë të jetë vërtetë një vend evropian në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, në të cilin secili do të dëshirojë të jetojë dhe ndërtojë ardhmërinë e tij dhe ardhmërinë e fëmijëve të tij


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)