Komuna e Istogut shënon 20 qershorin, Ditën e Çlirimit
Istog, 20 qershor - Nën patronatin e kryetarit të komunës së Istogut Haki Rugova është shënuar 20 qershori Dita e Çlirimit të Istogut, ku kjo ditë u përcoll me aktivitete të ndryshme.
Jeta Balaj, zëdhënëse e Komunës së Istogut, shprehet se aktivitetet kanë filluar me vendosjen e kurorave me lule tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog, tek varri i Shaban Manaj si dhe tek varri i Fadil Feratit.
\"Aktivitete kanë vazhduar me turnirin në futboll të madh, i cili u mbajt në stadiumin e futbollit në Istog, ku morën pjesë klubet: Istogu, Onix-i, Stars-at nga Peja, Siti Sport nga Klina\", ka thwnw Balaj.
Ajo bën të ditur se përmbylljen e aktiviteteve e shënoi një orë letrare që është mbajtur në sallën e kuvendit komunale, ku me krijimet e tyre letrare janë paraqitur një numër i madh i nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Istogut.