Komuna e Istogut miraton Planin Zhvillimor Komunal 2018 -2026

Prishtinë, 29 janar - Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e 13 të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. 
Në mbledhje morën  pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale. 
Pika të rendit të ditës ishin: shpallja në diskutim publik e Planit Zhvillimor Komunal 2018 -2026 (PZHK), shqyrtimi i Raportit financiar për tremujorin e katër, tetor-dhjetor 2018, shqyrtimi i Raportit të punës të Kryetarit për vitin 2018, shqyrtimi  i Raportit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2018 si dhe shpallja në diskutim publik e Projekt Rregullores Komunale për taksa ngarkesa dhe gjoba. 
Të gjitha këto pika të rëndit të ditës kaluan dhe  u miratuan nga anëtarët e kuvendit komunal.
 















